Media

 Video from launching event


Kush jemi
E Marte, 10 Maj 2011 14:05

Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga një grup organizatash aktive në zonat rurale. ALCDF është iniciuar dhe mbështetur nga SNV (Organizata Hollandeze për Zhvillim) dhe është pjesë e rrjetit të Njesive të Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale në më shumë se 15 vënde të botës.

ALCDF është një ndërlidhes aktiv dhe i qëndrueshëm financiarisht, për nje zhvillim të prekshëm të kapaciteteve, në shërbim të komuniteteve rurale në Shqipëri

ALCDF është fokusuar në përmirësimin e mjedisit të shërbimeve për ngritjen e kapaciteteve. Në veçanti, ALCDF ndihmon financiarisht ndërveprimet kërkesë-ofertë të aktorëve ruralë në tregun e shërbimeve për zhvillimin e kapaciteteve.

ALCDF është e hapur për aktorët rurale dhe do të jetë fizikisht e pranishme në komunitetet ruralë që ata përfaqësojnë. ALCDF është fokusuar në sektorët e bujqësisë, pylltarisë, turizmit, qeverisjes vendore, dhe energjive të rinovueshme,të cilët kanë potencialin më të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e komuniteteve në zonat rurale.

Grupet e synuara të ALCDF janë organizata dhe individë që kërkojnë dhe ofrojnë shërbime të zhvillimit të kapaciteteve, pavarësisht nëse ato janë nga shoqëria civile, sektori privat apo strukturat qeverisëse.

Përvoja e ALCDF është modeli i parë në Shqipëri që ofron dy lehtësira për zhvillimin rural: Ofrim Grantesh (Fondi Partneritete për Inovacion, i cili mbështet iniciativa të aktorëve lokalë në projekte që ofrojnë zgjidhje inovative) dhe Njesia e Ndërmjetësimit ( PORTAL-i i cili lidh të interesuarit, ose bën marrjen e informacionit të tregut transparent dhe të arritshëm).

Fondet e ALCDF-së sigurohen nga donacionet të cilat bazohen në urat lidhëse të mardhënieve të reja ekonomike që kërkojnë mbështetje filatropike, kapitale investuese për sipërmarrjet sociale dhe publike dhe nga burimet vetgjeneruese.

Parimet kryesore të ALCDF-së jane:

  • Përgjegjëshmëri e qëndrueshme dhe e kontrollueshme financiare dhe administrative
  • Transparence te paanshme bazuar ne nje gare te hapur
  • Ofrim sherbimesh te pershtatura


 

Partneret Tone