Pranvera në Gramë (Parku Natyror Korab-Koritnik)














- 29-Apr-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Pranvera në Gramë (Parku Natyror Korab-Koritnik)
Në zemer te maleve të Korabit, atje ku dëbora ngadalë i lëshon rrugë pranverës, çel me një ndrojtje mbresëlënëse shafrani i Sharrit (Crocus scardicus). Një lule e rrallë dhe e brishtë, që çan akullin dhe tokën e ftohtë, duke shpërthyer si një mrekulli e parë e stinës. Petalet e tij delikate, në nuanca të bardha, vjollcë të lehtë apo të purpurt, hapen butësisht nën rrezet e para të diellit, sikur të shpalosin një premtim të ri jete.
Çelja e tij është një akt i qetë por i fuqishëm: një kujtim i lashtë i forcës së natyrës nëpër gurë e borë, një përshëndetje e thjeshtë dhe madhështore për ata që enden në majat e ftohta. Shafrani i Sharrit nuk kërkon vëmendje — ai thjesht ndriçon, i pastër, i thjeshtë, dhe i përkryer për një çast të vetëm, para se të përqafojë ciklin e përjetshëm të natyrës.
Shfarni i Sharrit, Tulipani i Maqedonisë Fritillaria macedonica), Boçebora e Elwesit (Galanthus elwesii), Manushaqe e sharrit (Viola scharensis), Kupa e mbretit (Caltha palustris) nje bime relikte e periudhes glaciale etj. janë lajmëtaret e para të pranverës në park.
ALCDF në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, po realizon me grupin e eksperteve te shoqates Iliria, studimin mbi Inventarin e bimeve te rralla dhe endemike per Parkun natyror ‘Korab-Koritnik’.
Ky projekt eshte financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuar nga ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
Prespa Ohrid Nature Trust - PONT
Shar Mountain National Park
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Agjencia Kombëtare e Pyjeve
Adzm Diber
@AdzmKukes
CSCD
Abdulla Diku
-
Region: