Manushaqe e Sharrit (Viola schariensis).








- 09-Jun-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Manushaqe e Sharrit (Viola schariensis).
Manushaqe e Sharrit (Viola schariensis) është një specie endemike e malit të Sharrit dhe Korabit, që i përket gjinisë Viola dhe familjes Violaceae. Kjo është një manushaqe e rrallë dhe lokale, që gjendet vetëm në rajonet alpine të maleve të Sharrit në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe pjesërisht në Korab - Shqipëri.
Përshkrimi i përgjithshëm:
Emri shkencor: Viola schariensis
Familja: Violaceae
Forma e jetës: Barishte shumëvjeçare (herbacee perene)
Statusi: Endemike për malin e Sharrit
Lulëzimi: Maj – Korrik
Karakteristikat morfologjike:
Lartësia: Zakonisht 5–15 cm
Gjethet:
Me formë të rrumbullakët ose pak ovale
Skajet janë të valëzuara ose të lehtë dhëmbëzuara
Të grumbulluara në bazë të kërcellit
Lulet:
Zakonisht vjollcë të errëta ose blu-vjollcë
Me petale të pastra, petali i poshtëm është më i madh dhe shpesh ka vija të holla të errëta që ndihmojnë në tërheqjen e insekteve pllenues.
Lulëzon në fillim të verës
Habitat dhe përhapje:
Rritet në zonat subalpine dhe alpine të malit të Sharrit dhe Korab, kryesisht në lartësi mbi 1,800 metra. E preferon tokën e thatë, gurishtore dhe me pak humus, shpesh në vende me ekspozim të mirë diellor. Rritet në livadhe alpine, shpate gurishtore dhe grykësira malore
Rëndësia ekologjike dhe ruajtja:
Si specie endemike, Viola schariensis ka rëndësi të veçantë për biodiversitetin lokal dhe rajonal. Ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike, shkatërrimit të habitatit dhe aktivitetit njerëzor (si ndërtimet, kullotja intensive ose turizmi pa kontroll). Duhet të përfshihet në masa për mbrojtje, si pjesë e florës së mbrojtur në Parkun Natyror Korab-Koritnik dhe zonat përreth.
Manushaqe e Sharrit (Viola schariensis) është pjese e studimit mbi Inventarin e bimeve te rralla dhe endemike per Parkun natyror ‘Korab-Koritnik’, qe po realizohet nga ALCDF me grupin e eksperteve te shoqates Iliria, në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”.
Ky projekt eshte financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuar nga ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
-
Region: