Thirrje per shprehje interesi


Description

Njoftim

Fondacioni Shqiptarë I Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF) në kuadër të projektit Diber: Trails and Tradition (D2T), financuar nga USAID dhe Ambasada Suedeze, po kërkon një ekspert/kompani për dhënien e trajnimeve për aktorët e zinxhirit të turizmit në Bashkinë Dibër, me këto tema:
- Trajnim mbi “Agroturizmi I integruar” me 5-së grupe të ndryshme aktorësh;
- Trajnim mbi kulinarinë dhe gatimin, për aktorët që kanë shtëpi pritëse, kampingje apo hostele;
- Trajnim për ofruesit e shërbimeve të trasportit, të orientuar në sektorin e turizmit.

Ky projekt ka për qëllim që të kontribojë në rritjen e numrit të punësuarve, vecanarisht të rinjve dhe grave në zonën e Dibrës, dhe në shtimin e të ardhurave të familjeve dibrane që janë të angazhuara ose do të angazhohen në sektorin e turizmit.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë propozimin teknik dhe ofertën financiare dorazi ose me poste në adresën e mëposhtme:

Zyrat e ALCDF – Fondacioni Shqiptare I Zhvillimit te Kapaciteteve Lokale
Rr, Shyqyri Ishmi, Pallati Shpresa, No. 22/5
Tirana/Albania
Tel: +355 44518628

Aplikimet pranohen deri me date 24 Janar 2019, deri ne orën 17:30.

Zarfi duhet të përmbajë propozimin teknik dhe propozimin financiare, si dhe ky propozim te jete edhe ne version elektronik ne nje CD ose USB, I future në zarfin e aplikimit. 
Për më shumë informacion mund të na kontaktoni nëpërmjet email [email protected].
Me shume keni informacion ne ToRs e meposhtem:

https://drive.google.com/…/1kv_ylcdW1NEc6Ait258yyv4rF…/view…

  • Region:

    • Diber

More News & Updates