Blerja e furnizimeve speciale për zjarrfikësit

- 20-Oct-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Kërkesë
për oferta: Nr. Ref.: EA_043/ A7.5
Lloji i kontratës: Blerja e furnizimeve speciale për zjarrfikësit
Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale
(ALCDF) në partneritet me organizatat lokale të CSCD (Qendra për Zhvillim të
Qëndrueshëm të Komunitetit) në Maqedoninë e Veriut dhe LAG "Dibra
Turistike" në Shqipëri, ka nënshkruar një Marrëveshje me programin Prespa
Ohrid Nature Trust – PONT, për projektin "Mbrojtja dhe Përdorimi i
Qëndrueshëm i Zonave të Mbrojtura në Malin Sharr, Mavrovë dhe
Korab-Koritnik".
Në kuadër të këtij projekti, ALCDF po kërkon Blerjen e
furnizimeve speciale për zjarrfikësit.
Përshkrimi i mallrave dhe specifikimet e tyre teknike
janë përshkruar në dosjen e tenderit.
Të gjitha aplikimet duhet të dërgohen në anglisht.
Ofertuesit e interesuar kërkohen të dërgojnë të gjitha
dokumentet e kërkuara me shërbim postar ose dorazi në zarf të mbyllur
dhe të nënshkruar, në adresën e zyrës së ALCDF në: Rr. Shyqyri Ishmi, Pll.
"Shpresa", Nr. 24/5 Tirane, Shqipëri.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 03 Nëntor
2025, ora 16:00.
Më shumë informacion mund të gjeni në linkun më poshtë:
https://drive.google.com/drive/folders/1uktOXSbFOZF00Ergv6RiUYV-DAPYMPox?usp=sharing
-
Region: