Vazhdimi i takimeve ne kuader te projektit « Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare në malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikun ».


Description

Takime me aktorët kyc lokalë nga Projekti « Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare në malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikun ».
Fondacioni Shqiptarë i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF), dhe orgnizata partnere Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit (CSDC) në Maqedoninë e Veriut, vazhdojnë takimet me aktorët kyc per realizimin e projektit « Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare në malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikun ».
Takime janë organizuar me trukturat drejtues të Parkut Nacional të Mavrovës dhe Parkut Nacional të Malit të Sharrit, si dy nga partnerët kryesorë në realizimin e këtij projekti, ku janë diskutuar aktivitetet e projektit, pritshmëritë, angazhimet e stafit dhe pritet të nënshkruhet një marveshje bashkëpunimi mes palëve, e cila përcakton edhe principet dhe angazhimet e palëve.
Gjithashtu takime janë organizuar edhe me njësitë e pushtetit vendor që ndodhen në territorin e parqeve, të cilat janë përfaqësuese në strukturat e menaxhimit të parqeve si dhe në këshillat e palëve të interest në secilin park. Takime janë mbajtur me përfaqësues të komunës së Mavrovo & Rostushe, dhe të komunave të Tetovës dhe të Gostivarit. Takime janë ndërmarë edhe me përfaqësues të shoqërisë civile që ushtrojnë veprimtarinë në këto territore si ato të Bjeshkatarit, dhe shoqata të tjera.
Projekti « Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare në malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikun » kontribon në qeverisjen e mirë të zonave të mbrojtura ndër-kufitare të masifit Sharr-Korab, dhe financohet nga programi Gjerman Prespa Ohrid Nature Trust - PONT, dhe zbatohet nga Fondacioni Shqiptarë i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në partneritet me organizatat lokale Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit (CSDC) në Maqedoninë e Veriut, dhe GLV "Dibra Turistike" në Shqipëri.

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates