Takim me organizatat ne mbrojtjen e vlerave te biodiversitetit në zonat e mbrojtura nё masivin malor Sharr -Korab


Description

Tryezë e rrumbullakët pёr tё vlerësuar nevojat për bashkërendim të punës kërkimore me ato menaxheriale, pёr mirё-menaxhimin e Zonave Mbrojtura (ZM) në masifin Sharr-Korab.
Në Peshkopi u mbajt me 1 Mars 2024, tryeza e rrumbullakët, me pjesëmarrjen e individëve dhe organizatave që kontribojnë me hulumtime apo punë kërkimore shkencore në mbrotjen e vlerave të biodiversitetit në zonat e mbrojtura nё masivin malor Sharr -Korab, ku diskutuan pёr pasuritë dalluese të florës dhe faunës, kërcënimet dhe nevojat për bashkërendim të punës kërkimore me ato menaxheriale, pёr mirё-menaxhimin e Zonave Mbrojtura (ZM) dhe masat influencuese për bashkëpunim edhe me pjesën e Maqedonisë së Veriut.
Ky takim ishte në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuesit e projektit ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.

  • Region:

    • Diber

More News & Updates