Lista udhëzuese për funksionin dhe rolin e rrjetit të vëzhguesve në zonat e mbrojtura- CSN
- 28-Feb-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Ky dokument është udhëzuesi (lista e kontrollit) për funksionin, praktikat dhe komunikimin e rrjeteve lokale të mbikëqyrjes së komunitetit (CSN) për zonat e mbrojtura ndërkufitare Sharr-Korab.
Një rrjet mbikëqyrjeje i komunitetit (CSN) përkufizohet si "një proces aktiv i pjesëmarrjes së komunitetit në zbulimin, raportimin, reagimin dhe monitorimin për të siguruar menaxhim efektiv të zonave të mbrojtura (ZM) në masivin Sharr-Korab".
Problemi kryesor për këtë zonë të mbrojtur është niveli i ulët i ndërgjegjësimit ekologjik dhe pjesëmarrja e popullsisë lokale në aktivitetet e menaxhimit të zonave mbrojtëse, dhe shoqërohet me kapacitete të pamjaftueshme të Administratës së Zonave te Mbrojtura (AdZM) dhe autoriteteve lokale komunale për të adresuar kërcënimet mjedisore në parkun natyror. Kërcënimet e drejtpërdrejta ekologjike me të cilat përballet zona janë strehimi i paligjshëm dhe prerja e paqëndrueshme e pyjeve, fragmentimi ose humbja e habitateve, ulja e kapacitetit natyror të mbajtjes së ujit në zonat e shpyllëzuara, zjarret në pyje, përdorimi i tepërt i specieve bimore medicinale, gjuetia e paligjshme dhe ndryshimet e fundit klimatike. Rritja e pjesëmarrjes së komuniteteve në procesin e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura do të kontribuojë në një menaxhim më të mirë të kësaj zone. Për këtë arsye, ALCDF ka parashikuar krijimin e rrjetit të mbikëqyrjes së komunitetit (CSN) si një nga shtyllat aktive të pjesëmarrjes së komunitetit.
Lista e kontrollit do të shërbejë si një udhëzues për anëtarët e CSN-së mbi funksionet, operacionet, komunikimin, do të përcaktojë rolin e mbikëqyrjes dhe mjetet dhe qasjet e koordinimit të praktikave të anëtarëve të CSN-së me autoritetet e menaxhimit të ZM-së dhe autoritetet e tjera përgjegjëse për aktivitete të paligjshme, mbrojtje nga zjarri, ankesa në fshat, etj.
Për më shumë informacion shihni linkun më poshtë:
Versioni Shqip
https://drive.google.com/file/d/1VvVTflV9uQFJ8E1SExcw_wuBmXftKytf/view?usp=sharing
Verioni Maqedonisht
https://drive.google.com/file/d/1oiZ8KXD0p8XWSbbYQF3skeX9XEAUf02Y/view?usp=sharing
-
Region: