Trajnimin mbi masat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe masat e Shpëtimit në zonat e mbrojtura ndërkufitare të masivit Sharr-Korab.


Description

Me 11 Qershor 2025, në Zyrat e Parkut Kombëtar të Mavrovës në Maqedoninë e Veriut, u mbajt Trajnimin mbi masat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe masat e Shpëtimit në zonat e mbrojtura ndërkufitare të masivit Sharr-Korab.
Ky trajnim ishte iniciativë e ekipit të menaxhimit të Parkut Kombëtar të Mavrovës, specialistët e të cilit janë ofruar bujarisht për të ndarë ekspertizën e tyre dhe për të ofruar demonstrime praktike të masave të mbrojtjes nga zjarri edhe me akipet dhe aktorët e tjerë rajonal. Si pjesë e programit të tyre të brendshëm të trajnimit për stafin dhe vullnetarët e rekrutuar rishtazi, ata u dakordësuan me ALCDF ta zgjerojnë këtë mundësi për të përfshirë pjesëmarrës nga Zona të tjera të Mbrojtura në të gjithë rajonin - duke përfshirë përfaqësues nga Shqipëria, dhe Sharr-Tetova - duke njohur rëndësinë e të mësuarit dhe bashkëpunimit të përbashkët për mbrojtjen efektive nga zjarret të ekosistemit të Masivit Sharr-Korab.
Trajnimi synonte të përmirësonte njohuritë teknike dhe procedurale në parandalimin e zjarreve, masat mbrojtëse, ndërhyrjet në shuarjen e zjarreve dhe operacionet e shpëtimit. Fokus i veçantë u kushtua mbrojtjes së jetës, pronës, habitateve natyrore, pyjeve dhe kullotave në raste emergjencash - qofshin ato natyrore apo të shkaktuara nga njeriu. Trajnimi ishte pikëtakimi mbështesë e krijimit dhe forcimit të ekipeve të mbrojtjes nga zjarri dhe strukturave vullnetare të bazuara në komunitet në të gjithë rajonin Sharr-Korab.
Përveç trajnimit teknik, sesioni trajnimit ishte një mundësi për shkëmbimin e njohurive midis profesionistëve dhe vullnetarëve që punojnë në zonat e mbrojtura, duke përfshirë pjesëmarrës nga Parku Kombëtar i Mavrovës, Parku Kombëtar i Malit Sharr (Maqedonia e Veriut), Zona e Mbrojtur Korab-Koritnik (Shqipëri). Trajnimi gjithashtu promovoi bashkëpunimin ndërkufitar, përpjekjet e përbashkëta në menaxhimin e rrezikut nga zjarri, duke përfshirë mbështetjen materiale dhe teknike për stacionet e Mbrotjes Kundër Zjarreve dhe ekipet vullnetare.
Trajnimi ishte në kuadër të projektit " Mbrojtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Zonave të Mbrojtura në Malin Sharr, Mavrovë dhe Korab-Koritnik", i financuar nga PONT - Prespa Ohrid Nature Trust dhe i zbatuar nga ALCDF në partneritet me CSCD dhe LAG Dibra Turistike.

  • Region:

    • North Macedonia

More News & Updates