Bimët me interes ruajtje në Parkun Natyror Korab–Koritnik
- 05-Jan-2026
- ALCDF TIRANA
Description
Libri “Bimët me interes ruajtje në Parkun Natyror Korab–Koritnik” përfaqëson një studim të thelluar shkencor mbi florën me vlerë të lartë konservimi në një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura të Shqipërisë.
Botimi është realizuar nga Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) dhe është hartuar nga autorët Lulëzim Shuka, Donald Shuka dhe Abdulla Diku, ekspertë të njohur të botanikës dhe biodiversitetit. Procesi shkencor është mbështetur nga recensentët Prof. Dr. Mersin Mersinllari dhe Prof. Assoc. Dr. Marash Rakaj, ndërsa redaktimi është kryer nga ALCDF.
Publikimi është mundësuar financiarisht nga PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, në kuadër të projektit ndërkufitar për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovë dhe Korab–Koritnik. Zbatimi i projektit është realizuar nga ALCDF, në partneritet me GLV “Dibra Turistike” në Shqipëri dhe Qendrën për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit (CSCD) në Maqedoninë e Veriut.
Në proces kanë kontribuar gjithashtu Autoritetet e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Dibër dhe Kukës, specialistë, teknikë dhe roje të zonave të mbrojtura, duke e bërë këtë botim një produkt të bashkëpunimit institucional, shkencor dhe ndërkufitar për ruajtjen e biodiversitetit.
Më shumë informacion rreth bimëve endemike të Parkut Korab-Koritnik mund të gjeni në linkun mëposhtë:
https://drive.google.com/file/d/1qxLRmslUl9-DOc9SqAyfxa4kr04T8Scr/view?usp=sharing
-
Region: